Ministria e Infrastrukturës e ka themeluar shtabin emergjent për gjendjet e jashtëzakonshme

Ministria e Infrastrukturës e ka themeluar shtabin emergjent për gjendjet e jashtëzakonshme

Ministria e Infrastrukturës ka formuar shtabin emergjent, me qëllim të menaxhimit të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë rrëshqitja e dheut, vërshimet, reshjet e borës, apo dhe reshje tjera. Për emërimin e këtij shtabi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit ky shtab do të udhëhiqet nga sekretari i MI-së, Nebih Shatri u.d, ndërsa përbëhet nga disa udhëheqës të departamenteve tjera të kësaj ministrie të cilët do të përcjellin vazhdimit situatën e cila krijohet në rast të reshjeve e ndryshme atmosferike. Shtabi emergjent do të raportojë te ministri i Infrastrukturës si dhe do të rekomandojë ndërmarrjen  e masave përkatëse me procedurë urgjente për rikthimin e gjendje normale në rrugët e vendit tonë, kur paraqitet nevoja. Ministria e Infrastrukturës do të caktojë një zyrtar, i cili do të jetë i gatshëm për të marrë dhe siguruar të gjitha informatat nga terreni, nëse rrugët janë të pakalueshme apo për mirëmbajtjen e tyre dhe këto informata të përcillen sa më shpejt te shtabi emergjent dhe të intervenohet në mënyrën më të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …