MI bënë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës dhe ngricave

Ministria e Infrastrukturës: Pas reshjeve të mëdha të borës në Kosovë, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gjatë ditës së diele në vendin tonë ka pasur reshje të vazhdueshme të borës, gjë që e ka vështirësuar mjaft shumë qarkullimin e automjeteve. Fatos Mani nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë për “Zeri.info”, se tashmë të gjitha kompanitë janë në intervenim, dhe sipas informatave që kanë të gjitha rrugët janë të kalueshme. “Kompanitë janë në teren për të shikuar gjendjen e ku ka nevojë edhe të intervenohet. Sipas informatave që kemi Autostrada, rruge nacionale dhe ato regjionale të gjitha janë të kalueshme”, ka thëne Mani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …