Ministria e Infrastrukturës premton mbështetje për Komunën e Kaçanikut lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim pune zëvendës Ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe drejtorin e Kompanisë Bechtel Enka Riad Alkhazar, si dhe përfaqësuesin e MI-së Ramë Qupeva. Kryetari Ilazi i njoftoi ata lidhur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit në Komunën e Kaçanikut. Kryetari tha se dëmet janë të mëdha, ndërsa Komuna është duke u munduar që në bazë të mundësive dhe kapaciteteve që ka të evitoj dëmet, por ndihmesa nga palët e tjera është e domosdoshme. Nga ana tjetër zëvendësministri Fehmi Mujota, tha se pas raportit të komisionit për vlerësimet e dëmeve të shkaktuara, ministria do të ndihmoj në bazë të kapaciteteve ekzistuese. Edhe Drejtori i Kompanisë Bechtel Enka Riad Alkhazraj, tha se kompania do të vërë në funksion tërë makinerinë dhe potencialin e saj në sanimin e dëmeve të shkaktuara. Në takim u konfirmua bashkëpunimi mes këtyre institucioneve për kthimin e normalitetit në zonat e dëmtuara nga vërshimet.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet në 35 vjetorin e vrasjes martiri vitias, Milaim Tahiri

Me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së qytetarit vitias, Milaim Tahiri, kryetari i komunës …