Komuna e Deçanit dhe Organizata ,,Help’’ ndan 30 grande për bizneset fillestare dhe mikrobizneset

Organizata ,,Help’’ në bashkëfinancim më Komunën e Deçani, ka bërë prezantimin e mundësive për aplikim për idetë Inovative për përfitim të grandeve nga kjo organizatë. I pranishëm në ketë takim ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Betim Mataj më bashkëpunëtorë, përfaqësues të bizneseve ekzistuese po ashtu edhe qytetar të interesuar për të nisur biznese të reja. Ndryshe  organizata qeveritare gjermane “Help” në bashkëfinancim me Komunën  e Deçanit do të mbështesë me grante (mikro-bizneset dhe bizneset reja). Qëllimi i projektit është “Mbështetja, stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018” me synim ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme (të rinjtë dhe gratë), në  mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri dhe biznes. Në komunën e Deçanit brenda vitit 2018 do të ndahen 30 grande qoftë për ata të cilët kanë bizneset ekzistuese apo edhe bizneset fillestare. Projekti në fjalë përfshin grandet për mikro-bizneset duke paraparë  trajnime për biznes, trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse te komunitetit në të gjithë vendin që do ndikojnë në krijimin e vendeve të reja te punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik. Ky ishte sesioni i parë informues. Sesioni i dytë informues do të mbahet me datë 13.02.2018 (e marte)  nga ora 10.00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan kati i parë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …