Ministria e Inovacionit dhe Komuna e Malishevës, nënshkruajnë marrëveshje për themelimin e kabinetit të informatikës në shkollën e Panorcit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, ministrin në detyrë të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të cilët edhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për “themelimin e kabinetit të informatikës” në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Asim Vokshi”, në Panorc. Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti nga ana e ministrisë, projekt për të cilin është pajtuar ministria në fjalë, që ta financoj. Ministri Shala dhe kryetari Begaj, e kanë vlerësuar si një projekt me rëndësi të madhe, që do të ketë ndikim direkt, jo vetëm në rritjen e cilësisë në mësim, për edhe në zhvillimin dhe nxitjen e nxënësve që të merren me këtë fushë. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, më këtë projekt, përfshihet blerja e 25 kompjuterëve (“all in one”), 25 tavolina për kompjuter, 25 ulëse dhe dy tabela të mençura (smart), të cilat kapin një shumë prej 15 250 euro, e që në tërësi do të financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …