Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

Ministria e Jashtme e Kosovës, kërkon qytetarët të shfaqin kujdes dhe maturi gjatë qarkullimin nëpër territorin e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë. “Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në thirrjen e Ministrisë  drejtuar qytetarëve. Kjo ministri  ka ftuar edhe  Serbinë, që përfundimisht të heq dorë nga praktikat fashiste, dhe të pranojë faktin që është pjesë e kontinentit evropian, ku liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit, dhe respektohet pavarësisht agjendave politike.

Kontrolloni gjithashtu

790 pacientë kërkuan trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në Kosovë gjatë 2025

Nga janari deri në tetor të këtij viti, 790 pacientë kanë aplikuar në Fondin e …