Forca të shtuara të Njësisë Speciale në Jarinje në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit në luftën kundër korrupsionit si dhe forcimin e sundimit të ligjit. Përmes faqes zyrtare SHBA-ja ka thënë se ai aksion ishte pikërisht në shërbim të kësaj çështje. Amerika përshëndet përpjekjen për zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës duke luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin ligjit. Aksioni i Policisë së Kosovës më 28 maj ishte pikërisht një përpjekje për ta bërë këtë. Autoritetet arrestuan individë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë dhe krim të organizuar. Tutje thuhet se Policia arrestoi të dyshuarit që i përkasin grupeve të shumta etnike. Operacioni u zhvillua në disa vende të Kosovës, jo vetëm në veri. Gjithashtu e kuptojmë se policia mbajti dhe liroi një oficer rus të UNMIK-ut. Policia e Kosovës po e heton incidentin”, thuhet në deklaratë. Shtëpia e Bardhë bën thirrje për shmangien e veprimeve që mund të tensionojë situatën.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …