Uran Ismajli: “Afera Spitali”, ishte nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së

Uran Ismajli: “Afera Spitali”, ishte nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së

Në deklaratën e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Uran Ismaili thuhet se “Afera Spitali”, e nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së dhe e përfunduar me licencimin e këtij spitali në vitin 2015 nga qeverisja e LDK-së, sot mori një amnisti nga Partia Vetëvendosje.  Në kohën kur janë marrë vendimet që kanë mundësuar licencimin e këtij spitali, të dy këto institucione, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë qenë nën qeverisjen e PDK-së, por nën qeverisjen e LDK-së dhe të Vetëvendosjes dhe përpjekja për ta shfajësuar LDK-në dhe vendimet e Ismet Beqirit e Sami Hamitit nga “Afera Spitali” tregon edhe një herë qartazi se partia e Albin Kurtit është vënë nën komandën e Isa Mustafës, kundër të cilit Vetëvendosje kishte deponuar 72 dosje me pretendime për korrupsion.  Arsyeja pse sot po flasim për atë që unë, në konferencën e djeshme për media e quajta “Afera Spitali”, është insistimi i PDK-së për ta hetuar dhe zbardhur këtë çështje deri në fund.  Besimi në institucione duhet të rritet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë dhe jo me tentime për fshehjen e rastit, siç kemi parë se ka ndodhur me “Aferën Spitali” që nga viti 2003, ka thënë mes tjerash z. Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …