Nxënësit e klasave të IX-ta në Deçan ju nënshtruan testit të Arritshmerisë

477 nxënës të 18 Shkollave të Mesme të Ulëta të Komunës së Deçanit ju nënshtruan testit të arritshmerisë. Ky test u mbajt në dy objekte të ndara në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ dhe SHMTP,,Tafil Kasumaj’’. Drejtori i DKA-së në Deçan Bekim Vishaj, me bashkëpunëtorë kanë qëndruar në këto dy shkolla ku dhe është mbajtur testi për të pa nga afër. Drejtori Vishaj ka përgëzuar mësimdhënësit dhe drejtorët për angazhimin e tyre në përgatitjen e duhur që nxënësit t’i nënshtrohen Testit të Arritshmerisë. Qëllimi i matjes së arritshmërisë nuk ka të bëjë vetëm me matjen e arritshmërisë, por edhe me verifikimin e gjendjes dhe marrjen e masave për të ngritur cilësinë. Përgatitjet kanë shkuar mirë. Dhe presim rezultate reale. Të gjithë jemi të interesuar që në klasat tona mësimdhënësi të shtojë përgjegjësinë sepse mësimdhënësi nuk është vetëm një i punësuar, por përtej kësaj”, ka thënë Vishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …