Ministria e Kulturës organizon sot aktivitete në shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Ministria e Kulturës organizon sot aktivitete në shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

5 dhjetori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1985 si Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe iu dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit. Shteti i Kosovës është vendi me përqindjen më të madhe të rinisë në Evropë dhe ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare. Për nder të kësaj dite sot në Kosovë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit nga ora 11:15 në Amfiteatrin e madh në ndërtesën e Rilindjes. Si dhe Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizim Qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …