Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se iu kanë vrarë dy ushtarë dhe janë plagosur katër të tjerë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se i janë vrarë dy ushtar dhe plagosur katër ushtarakë të tjerë. Gjithashtu njofton se gjatë ditës së djeshme ( e shtunë, 19 shkurt ) janë evidentuar 122 shkelje nga forcat ruse. Kjo ministri njofton gjithashtu se ka pasur goditje nga artileria e rëndë afër ndërtesave të banimit. “Duke vepruar kështu, armiku po përpiqet të detyrojë njësitë e forcave të armatosura të Ukrainës që të hapin zjarr në përgjigje, në mënyrë që të akuzojnë më tej mbrojtësit ukrainas për granatimet e civilëve”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …