Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe njofton se luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po hyjnë në një fazë të re

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka njoftuar se luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po hyjnë në një fazë të re. Kjo ministri njofton se forcat ruse po mblidhen në jug duke pritur kundërsulme nga ukrainasit apo janë në gatishmëri për sulme të mundshme, kurse konvojet e gjata me kamionët e ushtrisë ruse, tanke dhe artileri po vazhdojnë të largohen nga Donbasi dhe të dërgohen në jugperëndim. Ndërkohë, Shërbimi Inteligjent Britanik ka paralajmëruar se luftimet më të ashpra pritet të zhvillohen në vijën e frontit përgjatë 350 kilometrave nga Zaporzhia deri në Kherson. Ky shërbim njofton se Ukraina është fokusuar në bombardimin e urave, depove të municionit dhe linjat hekurudhore përfshirë shinat e linjës së rëndësishme strategjike që lidh Khersonin me Krimenë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …