Izraeli i ka dhënë fund armëpushimit duke filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës

Tensionohet edhe më shumë gjendja në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka goditur disa objektiva në Rripin e Gazës. Njoftohet se sulmi është urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ben Gantz. Objektiv i sulmeve është organizata e Xhihadit Islamik, PIJ, forca e dytë më e madhe ushtarake pas Hamasit. Nga ana tjetër, militantët palestinezë kanë reaguar me goditje masive me raketa. Ministria e Shëndetësisë së Palesitën njofton se që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite të premten kanë humbur jetën 29 vetë, ndërkohë që të paktën 215 vetë janë plagosur. Të premten ushtria izraelite filloi aksionin e zgjeruar ushtarak “Agimi” kundër Xhihadit islamik. Gjatë këtij aksioni u vra kreu ushtarak i Xhihadit islamik, Taisir al-Xhabari dhe anëtarë të tjerë të organizatës. Ka shqetësime se gjendja mund të përshkallëzohet edhe më shumë gjatë ditës së sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …