Brickos

Republika e Kosovës renditet ndër vendet më të sigurta në botë nga ndikimi i terrorizmi

Ministria e Mjedisit organizon për herë të parë në në Kosovë Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ-in gjerman dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, organizon për herë të parë në Kosovë në këtë nivel Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë. Ngjarje kjo që fillon me datë 30.05.2018, nga ora 09:00 në Hotel Emerald, ku do të marrin pjesë Kryeministri  Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm Bexhjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  Albena Reshitaj,  Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Ulrike Lunaçek, ish raportuese për Kosovën e shumë personalitete e ekspertë vendor e ndërkombëtar. Gjatë kësaj jave për çdo ditë do këtë konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit. KSDW është konferencë e nivelit të lartë e cila do të trajtojë s­fidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji dhe ndryshimet klimatike.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …