Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përkrahur nga Projekti për Punësimin e të Rinjve (EYE)- projekt ky i SDC-së, do të lansojnë sot “Sistemin Informativ të Tregut të Punës”, në hotelin Swiss Diamond. Sistemi Informativ i Tregut të Punës ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë duke mbledhur një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rreth regjistrimit të popullsisë, Anketa e Fuqisë Punëtore, nga MASHT-i statistikat e arsimit, MPMS (të papunësuarit e regjistruar, përfituesit e asistencës sociale, vendet e lira të punës etj), nga Administrata Tatimore (shifrat zyrtare të punësimit), MTI (regjistri i bizneseve) në një platformë të përbashkët që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …