BE

Duket se BE-ja tash e tutje kusht për liberalizim e vizave do ta ketë edhe heqjen e taksës në prodhimet e Serbisë

Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian është miratuar Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Sholtes. Sipas një reagimi të institutit EPIK thuhet se gjatë diskutimeve të vonshme mbrëmë, seanca plenare ftoi për heqjen e tarifës 100%, normalizimin e marrëdhënieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sa i përket tarifës 100%, Komisari Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkelur CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së dhe menjëherë duhet  të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.” Ndërsa, në emër të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtshtadler tha: “Këshilli është duke shqyrtuar  propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjësia bie  mbi Kosovën që të vazhdojnë reformat”. Duke se tash e tutje kusht për liberalizim do të jetë edhe heqja e taksës mbi prodhimet e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …