Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë insiston që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë insiston që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi i ka dërguar përsëri kërkesa EULEX-it dhe misionit të UNMIK-ut në Kosovë për të përfshirë organet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Kështu kanë thënë për ‘Tanjug’ zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe. “Drejtori i Policisë, Vladimir Rebiq dhe Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit në Beograd e cila është pjesë e Ministrisë, i dërgoi një kërkesë të përsëritur EULEX-it dhe UNMIK-ut në të cilën është insistuar të përfshihet MUP-i serb në hetime, në mënyrë që të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Është e nevojshme që policia serbe të përfshihet në hetim si dhe të informohet për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra deri tani”, ka deklaruar MPB, transmeton lajmi.net. Më herët ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga EULEX për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …