Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme ka pezulluar 70 gradat diplomatike, që iu janë dhënë një numri të madh të nëpunësve

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka pezulluar gradat diplomatike, të cilat në fillim të muajit të shkuar u janë dhënë një numri të madh të nëpunësve. Në këtë institucion kanë paralajmëruar masa ligjore, nëse konstatohen shkelje në këtë proces gradimi. Vendimit i kanë paraprirë dy shkresa të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, e nëpërmjet të cilave kishte kërkuar ndërmarrjen e të tilla masave nga zyrtarët përgjegjës. Ndërkohë është bërë e ditur rreth 70 persona preken nga këto vendime.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …