Ministria e Punëve të Jashtme kthen në vend më shumë se 50 diplomatë, 30 të tjerë do të nisin shërbimin

Ministria e Punëve të Jashtme kthen në vend më shumë se 50 diplomatë, 30 të tjerë do të nisin shërbimin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ka nisur realizimi i rotacionit për personelin diplomatik dhe konsullor, sipas konceptit “një në shërbim, një në ministri”. Të mërkurën, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se për të realizuar këtë rotacion në MPJD do të kthehen më shumë se 50 anëtarë të personelit diplomatik dhe konsullor, ndërsa do të nisin shërbimin më shumë se 30 anëtarë të Shërbimit të Jashtëm. Në një njoftim të MPJD-së bëhet e ditur se në këtë ministri do të kthehen diplomatë të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre të rregullt 4-vjeçar dhe ata që për më shumë se tetë vjet s’janë kthyer asnjëherë për të shërbyer në ministri. Ndërkaq për anëtarët që do të nisin shërbimin, MPJD-ja ka thënë se bëhet fjalë për “zyrtarë të karrierës të cilëve për më shumë se 11 vite nuk iu është dhënë mundësia për të shërbyer jashtë vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …