MSh: Po shquhet përpjekja për manipulimin e diasporës pas vendimit për testin PCR, për ata që hyjnë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë pretendon se do t’i sigurojë vaksinat anti-Covid në tremujorin e parë të vitit 2021

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur për procesin e sigurimit të vaksinave anti-Covid. Ai thotë se në këtë proces Kosova është duke bashkëpunuar me COVAX në mënyrë që të jemi të barabartë me shtetet e forta. “Ne zyrtarisht kemi aplikuar për vaksinë me 7 dhjetor. Së pari jemi duke punuar për të siguruar infrastrukturën teknike në mënyrë që vaksinat të jenë të sigurta dhe të mundësohet një shpërndarje e sigurt. Ne po pretendojmë që vaksinat të sigurojmë të tremujorin e parë të vitit 2021 dhe do të ishte shumë mirë që vaksinat të sigurohen në mars. Kjo nuk do të thotë se nëse kemi mundësi të kemi furnizim nga rrugë tjera alternative”, ka theksuar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …