Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësues të USAID-it dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Zëvendësdrejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi dhe Deborah MacLean, Shefe e Diplomacisë Publike në Ambasadën Amerikane. Salahi dhe MacLean e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës. Në takim u diskutua për angazhimin e të rinjve dhe për planet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin e potencialit rinor përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme. Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe trashëgimia kulturore dhe mbrojtja e monumenteve historike në Kosovë. Ministrja Dumoshi theksoi që përkrahja e shtetit amerikan përmes Ambasadës Amerikane dhe USAID-it ka qenë dhe mbetet shtyllë tepër e rëndësishme e zhvillimit të kulturës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …