Ministrja Dumoshi vizitoi Komunën e Kllokotit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar Komunën e Kllokotit, me ç’rast ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e kësaj komune, Srećko Spasić dhe nënkryetarin, Hasan Rashiti. Në këtë takim, ndërmjet ministres Dumoshi dhe drejtuesve të Komunës së Kllokotit, Spasić dhe Rashiti, u bisedua për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në dobi të zhvillimit të kulturës, rinisë dhe sportit, si fusha të rëndësishme për të promovuar tolerancën dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Po ashtu, në këtë takim, u bisedua për nevojën e ndërtimit të një qendre rinore në këtë komunë. Ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja do të mbështes komunën e Kllokotit për  realizimin e këtij projekti, me planifikimin buxhetor të vitit 2018. Më tej, ministrja Dumoshi, drejtuesve të Komunës së Kllokotit u premtoi mbështetje të aktiviteteve të kësaj komune, sidomos ato që lidhen me komunitetet dhe bashkëjetesën shumë etnike. Kjo vizitë e ministres Dumoshi është zhvilluar në kuadër të Muajit të Rinisë, ku ministrja mori pjesë në aktivitetet që ka mbështetë MKRS-ja.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së dhe ish-punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Naim Kerolli

Të mërkurën në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”u mbajt mbledhja komemorative për t’i …