Kryetari Ilazi uron qytetarët me rastin e 7 shtatorit 1990

Me rastin e 7 shtatorit Kryetarii komunës së kaçznikut Besim Ilazi uron të gjithë qytetarët, duke shtuar: Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Kaçanikut, Kaçaniku historik çdo herë ka qenë pjesë e historisë së lavdishme kombëtare. Sa herë që vie 7 shtatori na kthehet kujtesa historike, duke u ndalur në vitin 1990, për të kujtuar përvjetorin e “Kushtetutës së Kaçanikut”. Kjo ngjarje vendosi një bazament të fortë të shtetndërtimit dhe lirisë e pavarësisë së shumë kërkuar. Përgëzojmë të gjithë delegatët të udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të asaj kohe, bashkëvendasi ynë Ilaz Ramajli, për guximin e treguar në atë kohë, ndërsa lavdi për të tjerët që nuk janë më në mesin tonë. Falënderojmë edhe qytetarë kaçanikas për punën dhe bujarinë e treguar në organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe historike, që i dha emër Kaçanikut legjendar. Urime Kaçanik, urime Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …