Zyra e BE-së në Kosovë

BE-ja përshëndeti zgjedhjen e kryekuvendarit të Kosovës dhe bëri thirrje për formim sa më të shpejtë të qeverisë

Bashkimi Evropian ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe bëri thirrje për formim sa më të shpejtë të qeverisë, e cila do të punojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe dialogun Prishtinë-Beograd. Përshëndesim zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që është hapi i parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor. BE kërkon nga shumica parlamentare të formojë sa më shpejt qeverinë e re, në mënyrë që të punohet në reformat e domosdoshme, të cilat Kosovën do ta çojnë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka porositur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …