leoni

Ministrja, Dhurata Hoxha, iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit, të votojnë fondet IPA

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para  Komisionit për Integrime Evropiane, me qëllim të njoftimit me aktivitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave e me theks të veçantë në kriterin për track records si dhe sundimin e ligjit në Kosovë. “Jemi duke punuar vazhdimisht në avancimin e legjislacionit të fushës së drejtësisë në përgjithësi, duke i kushtuar rëndësi të veçantë avancimit të legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, me qëllim të adresimit të sfidave të dala gjatë procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, gjithashtu edhe të gjeturave nga Raporti i fundit për Vendin të Komisionit Evropian”, theksoi ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …