Visar Ymeri

Visar Ymeri: imponimi me dhunë i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi e thellon krizën

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se imponimi me dhunë i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi e thellon krizën politike dhe rrit pakënaqësinë qytetare në Kosovë. Mirëpo  po rritet numri i ekspertëve që po kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga Qeveria, të cilës i ka bërë thirrje që ta heq demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave. Numri i ekspertëve që po e kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga qeveria vetëm po shtohet. Profesorë, studiues, profesionistë të gjeografisë, topografisë e marrëdhënieve ndërkombëtare po këmbëngulin që ky demarkacion është gabim, për të mos thënë krim, sepse ia heq Kosovës një pjesë të tokës së vet”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …