Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka uruar sot, të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha: Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar Demarkacionin

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, shpreson se partnerët e koalicionit do t’i tejkalojnë dallimet për sa i përket demarkacionit dhe do ta shikojnë interesin e qytetarëve për lëvizje të lirë. “Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat që të ratifikojë demarkacionin në mënyrë që të arrijë afatet kohore për liberalizimin e vizave këtë vit. Në të kundërtën, zvarritja e këtij procesi për më shumë kohë, do të komplikojë këtë proces, për faktin se në vitin 2019 Bashkimi Evropian do t`i hyjë procesit të zgjedhjeve dhe kësisoj, liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të shtyhej për një kohë të gjatë”, theksoi ministrja, në një prononcim dhënë televizionit publik. Hoxha, e cila vjen nga radhët e PDK-së, është optimiste se muaji shkurt do të sjellë lëvizje konkrete në drejtim të demarkacionit, lëvizje këto që, sipas saj, do të ndikojnë direkt në procesin e liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …