Kryeministri Haradinaj: Nuk përmbyset Ballkani me krijimin e Ushtrisë ë Kosovës, por do të forcohet

Kryeministri Haradinaj: Nuk përmbyset Ballkani me krijimin e Ushtrisë ë Kosovës, por do të forcohet

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të formohet pa vonesa. Sipas tij nuk do të përmbyset Ballkani me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por do të forcohet. “Ushtria është e nevojshme. Nuk përmbyset Ballkani me ushtrinë e Kosovës, por forcohet. Duhet të kryhen punët”, tha ai. Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.  Më tutje, Haradinaj ka deklaruar se kjo komunë do të këtë përkrahjen e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …