Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja Hoxha: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve në Shtetet e Evropës, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit. Ajo në këtë samit, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës tha se Ministria e Drejtësisë ka për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe kjo është njëra prej obligimeve kryesore që rrjedhë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.“Ballkani është një vend me një histori të begatë, por për fat të keq me shumë tragjedi. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për fqinjësi të mirë. Javët e kaluara na treguan se sa e brishtë mund të jetë paqja nëse të gjitha vendet nuk angazhohen për të” tha ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Dreka zyrtare nga 50 deri në 5000 euro – shpenzimet marramendëse të Kuvendit në vitin 2024

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 3.7 milionë euro gjatë vitit 2024 për 120 deputetët e …