Dhurata Hoxha

Ministrja Hoxha ka kërkuar nga Prokuroria informacione për zyrtarët që janë nën hetime

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes një kërkese drejtuar kryeprokurorit  të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar  informacione për të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie,  nëse ndaj tyre  rëndojnë akuza për vepra penale apo janë nën hetime. Në kërkesë shkruan se “varësisht nga të dhënat e Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi”. Ajo çfarë mund t’i presë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë nën hetime apo kanë të ngritur aktakuzë për vepra penale, është suspendimi nga puna deri në largim, e cila rregullohet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …