Zoran Zaev

Zoran Zaev: Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër i Maqedonisë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, pas zhvillimeve të fundit gjatë ditës së djeshme ku mandatari Nikolla Gruevski nuk kishte mundësi që të krijojë qeverinë e re pasi për këtë nuk pati mbështetje nga BDI-ja e Ahmetit, ka thënë se qytetarët duan jetë e jo ndasi. Zaev ka komentuar edhe deklaratën e partive shqiptare. Zaev në konferencën për shtyp nga selia e LSDM-së tha ”Ashtu siç thamë, ashtu edhe doli, Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër, ai e humbi të drejtën për qeveri. Maqedonia duhet të shkojë përpara. Pres që Ivanov të më jep mandatin për qeveri të re. Çdo vendim tjetër do të ishte jo-ligjor. Nga këtu, duhet që të krijohet qeveri që do të çojë Maqedoninë para. Maqedonisë i duhet qeveri që do t’i bashkojë e jo përçajë qytetarët.  Ne jemi të vendosur që t’i respektojmë të gjitha zotimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos tha Zejev.

 Ju premtuam qytetarëve jetë më të mirë dhe do të ju mundësojmë kushte që ju kemi premtuar. Jemi të gatshëm që të jemi ne udhëzues të Maqedonisë që mendon për të ardhmen.” tha Zaev. ”Ne presim që të marrim mandatin dhe pastaj të komentojmë platforma të partive tjera. Jemi pozitiv në këtë drejtim dhe jemi për shtet të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.” tha Zaev për pyetjen rreth platformës së partive shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …