Ministrja, Olta Xhaçka e ka cilësuar ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB-së

Ministrja, Olta Xhaçka e ka cilësuar ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Olta Xhaçka,  e ka cilësuar si ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB. Në fjalën e saj, Xhaçka tha se edhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim në çështjet e mëdha, pasi sipas saj, nëse dëshirohet të ketë impakt në çështjet e mëdha, duhet të bashkëpunohet me vendet e tjera. Ky mandat tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë ka arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë. Ajo theksoi se përgjatë gjithë përgatitjeve tona të gjithë e ndjenë dimensionin historik të këtij mandati. “Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë ngjarje shumë të veçantë për vendin tim. Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 66 vjet është një kohë e gjatë. Një kohë shumë e gjatë! Përgjatë gjithë përgatitjeve tona – ndërsa zgjidhnim ekipin që do të na përfaqësonte, ndërsa diskutonim prioritetet e punës sonë në këshill, ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandat – të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij. Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne, tha mes tjerash, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Olta Xhaçka.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …