Brickos

Kryeministri, Edi Rama: Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë

Kryeministri, Edi Rama: Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai po qëndron në Amerikë  me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në pritjen e organizuar në New York, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes kombeve. Kryeministri Rama në përshëndetjen drejtuar të pranishmëve theksoi se “Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.”

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …