Ministrja Reshitaj, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Baines

Ministrja Reshitaj, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Baines

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Baines. Ky takim është zhvilluar në selinë e NATO-s në Toronto të Kanadasë. Reshitaj ka marrë mbështetje nga Baines për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e FSK-së për realizimin e suksesshëm të rolit të saj. Ajo tha se populli i Kosovës dhe institucionet e saja, janë falënderues për ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ngjarje kjo që sipas saj ka shënuar një kthesë të madhe në historinë e vendit tonë. Reshitaj e Baines, diskutuan edhe për rolin e gruas në procesin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes me ç ‘rast z. Baines deklaroi mbështetjen e shtetit kanadez për përfaqësimin e gruas në mënyrë të dinjitetshme në qeverisje duke pas parasysh që Kanada është shembull me i mirë i përfaqësimit të gruas në jetën politike e institucionale. Ai u zotua se përkrahja për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi tha që edhe në samitin e fundit të NATO-s, Kosova ka marrë përkrahje në rrugën e saj euro-atlantike. 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …