leoni

FSK: Kosova dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

FSK: Kosova dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë qëndruar për vizitë dyditore në Romë. Delegacioni i MFSK-së është pritur nga niveli i lartë i Qeverisë italiane dhe Forcat e Armatosura të Italisë.  Në takimin e komandantit Rama  me zëvendësministrin italian të Mbrojtjes, z. Raffaele Volpi, u diskutua për  objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Italinë,  arritjet e FSK-së, planin gjithëpërfshirës për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe për vullnetin e Kosovës për t’i dërguar trupat e FSK-së në ndihmë të popujve në zona të ndryshme të krizave nëpër botë. Gjithashtu, dje, më 23 korrik, delegacioni i MFSK-së është pritur nga nënadmirali Gjuzeppe Dragone, komandant i Shtabit të Përbashkët Italian të Operacioneve. Delegacioni i FSK-së me nënadmiralin Dragone kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe angazhimet e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe për gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në Operacione Paqeruajtëse nëpër botë krahas Forcave të Armatosura Italiane. Delegacioni i MFSK-së ka zhvilluar vizitë edhe në Ministrinë e Jashtme të Italisë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe drejtorin për NATO, ku ndër të tjera me zyrtarët e MPJ-së u diskutuan marrëdhëniet e Kosovës me Italinë dhe me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …