Minxhozi

Minxhozi: Heqja e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri të mos dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën

Pas miratimit të rezolutës  për heqjen e tërësishme të kontrollit të shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë në hyrje/dalje, nëpër pikat e kalimit kufitar në Vërmicë, në Qafë Prush dhe në Qafë Morinë, ambasadori i Shqipërisë nëvendin tonë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se heqja e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri nuk duhet të dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën. Ajo që ne synojmë është që të kemi një liberalizim të mëtejshëm të procedurave në kufi pa prishur standardet e Bashkimit Evropian që kërkohen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, ka theksuar ambasadori, Qemal Minxhozi. Ndërsa duke komentuar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, ai ka thënë se këto mbledhje i kanë dhënë  një impuls punës dhe kjo shprehet edhe në rezultatet që janë arritur dhe kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit  mes dy shteteve në aspektin ekonomik. Minxhozi ka bërë të ditur se për dallim nga periudha e njëjtë e viti të kaluar, këtë gjashtë mujor është shënuar rritje prej 20% në fushën e shkëmbimeve mes dy vendeve si rritje prej 23 % të pranisë së mallrave të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …