Miradije Buliqi, nga PDK-ja, është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave të Asamblesë Komunale të Skenderajt

Miradije Buliqi, anëtare e Kuvendit Komunal të Skenderajt nga radhët e partisë më të madhe (PDK), është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave të Asamblesë Komunale të Skenderajt.

Me këtë veprim, po kompletohet përbërja e trupave mbështetës të organit legjislativ të Skenderajt, ndërkohë që roli i grupit të grave do të jetë këshillëdhënës dhe mbështetës për çështjet gjinore dhe interesin e përgjithshëm të komunës së Skenderajt.

Murat Musliu, zyrtar për të Drejtat e Njeriut, e ka përshëndetur këtë proces, dhe i ka uruar suksese Grupit të Grave të Asamblesë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …