Ilir Mirena: Fashistit jugosllav, Enver Petrovci, duhet t'i hiqet ky çmimi që i ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku

Mirena: Dorëheqja e Aliut, shenjë e shkapërderdhjes së Vetëvendosjes

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke e cilësuar si të vonuar. Sipas tij, Aliu është dashur të reagojë qysh në kohën kur Dimal Basha dhe figura të tjera iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje. Mirena ka thënë se Basha përfaqëson fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit dhe të organizatës së tij politike.

Ai ka shtuar se Vetëvendosja, duke pranuar në radhët e saj individë nga parti të tjera dhe duke i shpërblyer me poste, e ka humbur karakterin fillestar. Dorëheqja e Aliut, sipas Mirenës, është një ndër shenjat se kjo parti do të shkojë drejt shkapërderdhjes.

Madje, Mirena thekson se shpërbërja e Vetëvendosjes do të ishte një çlirim për Kosovën, të cilën, siç thotë ai, kjo parti e ka marrë peng. Sipas tij, fitili i këtij procesi mund të jetë zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …