Mirënjohje për ekipin e vizitave në shtëpi për nëna dhe fëmijë

Ministria e Shëndetësisë ndau mirënjohje për Ekipin e ” Vizitave në Shtëpi për Nëna dhe Fëmijë nga 0-3 vjeç” nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me motivacion për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e Programit të këtyre vizitave, me numër të lartë të vizitave për infermier gjatë vitit 2024.

Falenderim për punën tuaj e cila është burim frymzimi dhe mbështetje për shumë familje, që me përkushtimin tuaj sjellni dashuri dhe kujdes aty ku është e nevojshme.

Falë përkushtimit tuaj shumë nëna ndjehen më të sigurta dhe më të mbështetura thuhet në falenderimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë vitit të kaluar nga ekipi i Vizitave për nëna dhe fëmijë janē realizuar 3984 vizita.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …