Mirënjohje me titullin “Nderi i Qytetit” për pesë delegatë të ish-Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në praninë e udhëheqjes komunale të Klinës, në krye me kryetarin e komunës, z. Sokol Bashota, me ish- kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Ilaz Ramajli, me bashkëpunëtorët e tij, z. Muharrem Shabani dhe z. Skënder Hyseni, deputetëve aktualë të Parlamentit të Kosovës, anëtarëve të Kuvendit Komunal, qytetarëve, familjarëve të këtyre personaliteteve etj.,  për gjashtë ish- delegatë  të legjislacionit të vitit 1990, Bajram Buqani, Nikollë Shabani, Hisen Bashota, Halil Maxharaj dhe Halit Kryeziu, ju nda çmimi me titull “Nderi i Qytetit”.

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, me këtë rast tha se: Shqiptarët e kanë përjetuar një rrugëtim të vështirë  gjatë gjithë rrugëtimit historik për të  mbërritur deri këtu. Jo vetëm që e deshën vendin dhe atdheun e tyre, por me përpjekjet, luftën dhe sakrificën  e tyre kontribuuan në zgjimin e vetëdijes kombëtare tek brezat tanë.  Si gjeneratë e re, ne nuk mund t’u hyjmë në borxh  të ndonjë ngjarje historike. Prandaj, për të mos bërë një gabim të tillë, Asamblesë Komunale i jam drejtuar me kërkesë për laureimin e këtyre  personaliteteve me ndarjen e Çmimit “Nderi i Qytetit. Vendimi i asamblistëve të Kuvendit ishte unanim, ku me këtë rast falënderoj të gjithë.  Këta ish-delegatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në atë kohë të okupimit, më 2 korrik 1990,  shprehen  vullnetin e qytetarëve të Kosovës –  miratuan Deklaratën Kushtetuese, që ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, duke sublimuar me miratimin e  Kushtetutës se Republikës së Kosovës, më 7 Shtator 1990. Ne si institucion ju jemi mirënjohës për këtë akt të madhërishëm dhe sublim që kanë bërë. Historia nganjëherë ju jep mundësi për të dhënë për vendin e tyre. Këta ish-deputet sakrifikuan dhe i thanë jo Serbisë, duke trasuar rrugën e  Kosovës  drejt realizimit të aspiratës shekullore.  Periudha e fundit ishte rezultat i atyre përpjekjeve të këtyre brezave, që u kurorëzuar me çlirimin e vendit. Ata, dëshmorët, nuk kanë nevojë për ne, sepse ne kemi nevojë për ta. Gjaku, sakrifica dhe mesazhet e tyre duhet të na shërbejnë frymëzim dhe udhë rrëfim për të ecur përpara, për t’i ndërtuar dhe forcuar  shtyllat e shtetit të republikës së Kosovës, në ecje për t’u integruar në strukturat euro-atlantike”, ka thënë kryetari Bashota. Në emër të ish-delegatëve të Republikës së Kosovës, duke iu drejtuar të pranishmëve, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli, i cili tha se: Përfitoj nga rasti që të falënderoj kryetarin e Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe Kuvendin e Komunës së Klinës, për ndarjen e këtyre çmimeve këtyre ish delegatëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të viteve ’90-ta. “Duke i nderuar këta delegatë ju po vlerësoni  kontributin e tyre, po shprehin respektin dhe kujtesën  për një plejadë të përfaqësuesve të denjë të  Kosovës. Këtë akt tepër admirues, po e bëni më 7 Shtator, datë kjo që paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë.  Ngjarjet e mëvonshme  ishin akte mbrojtëse. Lufta e UÇK-së dëshmoi më të drejtë  aspiratat dhe vullnetin e popullit të Kosovës, që u sublimua falë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve të kombit dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë”, theksoi z. Ramajli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …