leoni

Instituti Bujqësor i Kosovës ka filluar testimin e mykotoksinave në produktet ushqimore

Instituti Bujqësor i Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i këtij muaji  bën testimin e mykotoksinave, në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale.

 Për të realizuar këtë testim, IBK-ja ka trajnuar stafin përmes ekspertëve të “Alphachrome”, përfaqësia e Agilent Technology  në Kroaci, duke arritur me këtë aftësimin e stafit të tij për përdorim intensiv të HPLC – LC-MS/MS, në funksion të aplikimit të testimit analitik të mykotoksinave.

Instituti Bujqësor i Kosovës njofton se përmes këtij aktiviteti inovativ do të rritet siguria e kontrollit të ushqimit ndaj këtyre substancave toksike, të cilat deri më tani janë testuar vetëm në laboratorët jashtë vendit. Gjithashtu njoftohen të gjitha palët e interesit se testimet analitike rutinë të mykotoksinave ka filluar që nga 5 shtatori i këtij viti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …