Komuna e Malishevës do të bëjë Shqyrtimin Publik të Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025

Komuna e Malishevës do të bëjë Shqyrtimin Publik të Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Ky shqyrtim publik paraqet vazhdimësi të takimeve, prezantimeve e diskutimeve publike që janë zhvilluar përgjatë procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal. Si i tillë, ky shqyrtim publik është i hapur për qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, dhe të gjitha palët tjera të interesit për parashtrimin e komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve, të cilat do të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës.

Shqyrtimi Publik do të mbahet në periudhën 15 shtator – 15  tetor në ndërtesën e Komunës së Malishevës, ku do të jetë i prezantuar Plani Zhvillimor Komunal. Gjatë kësaj periudhe janë paraparë edhe pesë prezantime publike:

  • Me 15.09.2016, ora 10:30, Malishevë – Ndërtesa e Kuvendit Komunal Malishevë

  • Me 20.09.2016, ora 10:30, Kijevë – Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci”

  • Me 20.09.2016, ora 13:30, Panorc – Shkolla Fillore “Asim Vokshi”

  • Me 21.09.2016, ora 10:30, Bellanicë – Shkolla Fillore “Ismail Qemajli”

  • Me 21.09.2016, ora 13:30, Pagarushë – Shkolla Fillore “Vesel Pagarusha”

Planit Zhvillimor Komunal mund ti qaseni edhe përmes ueb faqes së komunës, duke filluar prej datës 07.09.2016. Komentet, sugjerimet dhe propozimet mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected]

Komuna e Malishevës është e përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha palët e interesuara gjatë procesit të shqyrtimit publik të Planit Zhvillimor Komunal.

Pjesëmarrja juaj do të mundësoj përforcimin e bashkëpunimit në mes të qytetarit dhe komunës, duke ndikuar dhe kontribuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës në komunën tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …