Një shqiptar i Malishevës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit

Një shqiptar i Malishevës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit

Me rastin e  rrëzimit të një aeroplani privat, në afërsi të Shkupit, nga pasojat janë mbytur pesë qytetarë  italianë dhe një shqiptar i Malishevës. Me këtë rast kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se kjo tragjedi i ka tronditur të gjithë qytetarët e kësaj ane. Jemi në kontakt me autoritetet dhe me Ambasadën e Kosovës në Shkup. Presim prej tyre informata të mëtutjeshme. Ne do të kërkojmë që Visar Begaj, pasi që ka pasaportë italiane, të kthehet dhe të varroset në vendlindje, ka thënë ai . Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të shkollës së fluturimeve në Trevi të Italisë. Ndërsa, për shkak të këtij aksidenti, Qendra Aeronautike e Kosovës ka anuluar aktivitetet e planifikuara për sot, ku është dashur të marrin pjesë viktimat. Kryetari i Burimit, Haki Rugova, ka treguar se viktimat kanë pas për qëllim të investojnë në komunën që ai drejton në ndërtimin e një aeroporti sportiv.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …