Miroslav Lajçak: Erdha të diskutoj me kryeministrin, Albin Kurti, për rrugën drejt normalizimit, pas takimit të 2 majit

Miroslav Lajçak: Erdha të diskutoj me kryeministrin, Albin Kurti, për rrugën drejt normalizimit, pas takimit të 2 majit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi ka thënë se erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti për  rrugën drejt normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuenca e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd. Lajçak bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1 hapit 2 dhe hapit 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin. Emisari i BE-së njoftoi se pasdite do të vizitojë edhe veriun e Kosovës, për ta kuptuar dhe për ta  parë vetë situatën atje duke shpresuar se do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje. Mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …