Lajçak

Miroslav Lajçak: Hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dha lajmin se çështja e Urës së Ibrit nuk do të diskutohet në dialogun e Brukselit mes Kosovës e Serbisë.  Kështu tha Lajçak në deklarimin e tij për mediat në Prishtinë pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, me të cilin ka folur kryesisht për temat që do të diskutojnë në takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel. Lajçak nuk  përfshiu Serbinë si palë me të cilën duhet të flitet për një urë të Kosovës. Në këtë ka insistuar edhe Kosova së fundi, e cila e konsideron të përfunduar këtë çështje në marrëveshjet e kaluara në Bruksel. Mirëpo KFOR, që ka një prani fikse mbi urën simbolike që ndan veriun e shumicës serbe me jugun e shumicës shqiptare, në përpjekjet e para të Qeverisë për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve ishte shprehur se kjo çështje duhet të dakordohet në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …