Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar kërkesat që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka paraqitur në një konferencë për media ndaj Kosovës. Ai ka thënë se për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjës kryesor është presidenti serb, pasi ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokalë të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës. Ramush Haradinaj, ka saktësuar me këtë rast se terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. “E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …