Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kundërshton mbylljen e Qendrave Sociale në Veri të vendit

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kundërshton mbylljen e Qendrave Sociale në Veri të vendit

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është  shprehur kundër  mbylljes së disa qendrave sociale në veri të Kosovës, të cilat ishin të financuara nga Serbia. Sipas UNMIK-ut, ky veprim i institucioneve të Kosovës pritet të ketë ndikim negativ në jetën e përditshme të qytetarëve që mbështeten në këto shërbime për nevoja kritike. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Ziadeh është i shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të Kosovës dhe për ndikimin negativ që këto mbyllje kanë në jetën e përditshme të individëve, thuhet në reagim. UNMIK ka bërë thirrje që këto çështje të adresohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …