kek
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Institucionet / MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi – Zona Industriale. Për këtë vit MIT-ja ka ndarë 130 mijë euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vite në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400 mijë euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi. Lekaj e Berisha biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë. Ministri Lekaj, duke i ofruar mbështetjen e pa rezervë kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore. Kryetari Berisha e falënderoi ministrin Lekaj për këtë mbështetje dhe shtoi se iniciativa për mbështetje të projekteve lokale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është veprimi më i duhur dhe më i qëlluar që shkon në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

MIT dhe PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, ...