MIT-ja SQARON PËRSE VARIANTI PËRGJATË LUMIT DRINI I BARDHË Më I FAVORSHËM PËR AUTOUDHËN E DUKAGJINIT

Për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, Ministria e Infrastrukturës jep detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit. Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur. Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin. Gjatë hartimit të varianteve ideore, përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese, ne kemi marrë parasysh edhe këto kritere dhe analiza profesionale si: Shpronësimi, (janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore)

  1. Faktori ekonomik, (të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm),

  2. Topografia e terrenit, (janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet, nënkalime, mbikalimet, viadukte).

  3. Gjeologjia dhe hidrologjia, (është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhe trajtimi i rrjedhjes ujore),

  4. Faktori ekologjik (ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujërave sipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna),

Mbi bazën e këtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i këtyre përparësive krahasuar me variantet tjera, si:

  1. Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë,

  2. Parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë,

  3. Shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private

  4. Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit,

  5. Nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe

  6. Krahasimet tjera mes dy varianteve (Variant 1 dhe Varianti ka lumi Drini i Bardhë)

Krahasimet e përafërta mes “Varianti 1” dhe “Variantit ka lumi Drini i Bardhë”.

Pozicionet:                              Varianti 1     Varianti Drini i Bardhë    Diferenca

Gjatësia e Auto. (m)               27,210.00     26,500.00                          710.00

 Sipërfaqet të cilat duhet

 të shpronësohen në

Rahovecit (ha)                          136.00          40.00                              96.00

 Sipërfaqet me pemishte

vreshtari të cilat dëmtohen

 apo shpronësohen                    27.00              –                                    27.00

 Gërmimi (m³)          13,488,829.00      3,493,493.00            9,995,336.00

Mbushjet  (m³)        3,249,645.00          3,493,493.00           (243,848.00)

 Nënkalimet/

Mbikalimet (copë)        19.00                    23.00                               (4.00)

 Ura / Viadukte (m)      2,650.00             520.00                          2,130.00

Lidhjet me autostrada

 kyqjet (cope)                          1                           2                                 1

*Krahasimet janë bërë prej fshatit Marmull X=7458208.6527   Y=4691962.2659 deri te autostrada R7 X=7479761.3204   Y=4682459.9893. Krejt në fund, ritheksojmë se kosto e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit do të jetë rreth 600 milionë euro, ndërsa do të shpronësohen rreth 623 hektarë, prej të cilave jo të gjitha janë private. Për këto të fundit, vlerësimin nuk e bën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Për gjithë ata që kërkojnë informata rreth këtij projekti, ju lutem të drejtohen tek MIT dhe jo të bien pre e keqinformimeve mbi bazën e politikave ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …