Mitrovica dhe IADK nënshkruan marrëveshje për investime direkte në bujqësi

Komuna e Mitrovicës dhe Iniciativa për zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për bashkëfinancimin e projekteve të IADK-së për vitin 2016, për investime direkte në sektorin e bujqësisë. Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.

Vlera e projekteve që do të financohet sipas kësaj marrëveshjeje arrin shumën prej 26.303 euro, prej të cilave IADK  do të paguaj 78 për qind, komuna 20 për qind dhe fermerët 2 për qind.

Këto mjete do tu ndahen fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, pemishte me mjedër organike, speca/feferonave në fushë të hapur, perimet në serra, pasta atyre që bëjnë investime në kuzhinat shkollore etj.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga komisioni i përbashkët i IADK-së dhe Komunës së Mitrovicës.

Bahtiri dhe Bunjaku e vlerësuan si shuam të rëndësishme këtë marrëveshje, duke thënë njëkohësisht se kjo është arritur në vazhdën e një bashkëpunimi shumë të mirë që kanë këta dy si partnerë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …